Presidenti i Federatës së Notit të Polonisë ka kërkuar falje pasi qe gjashtë atlet dërgohen në shtëpi nga Lojrat e Tokios për shkak të nj gabimi administrativ.

Polonia kishte dërguar 23 notarë në Japoni por ky numër është dashur të shkurtohet ne 17 bazuar në rregullat e kualifikimit të FINA.

Presidenti i Federatës së Notit të Polonisë, Pawel Slominski, tha qe e kupton zemërimin e notarëve që u kthyen në shtëpi gjatë fundjavës.

Ai tha qe gabimi erdhi si rezultat i “dëshirës për te lejuar sa më shumë lojtarë dhe trajnerë që të marrin pjesë në Lojra”.

Pas dëshpërimit të madh të lojtarëve është raportuar qe notarët kanë nënshkruar një letër të hapur ku kanë kërkuar shkarkimin e bordit të Federatës.