Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar golin e barazimit ndaj Spanjës.
Në “Saint Petersburg Stadium”, Zvicra dhe Spanja janë duke zhvilluar ndeshjen çerekfinale në “Euro 2020”.
“Helvetikët” tashmë kanë barazuar rezultatin në 1-1.
Autor i golit të barazimit ishte Xherdan Shaqiri. Futbollisti nga Kosova shënoi në minutën e 69-të.



























