Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij në Lazio.Pasi këndoj këngën “Bella Ciao”, ultërasit e Lazios vërshuan me kërcënime e fyerje të shumta në drejtim të Hysaj.

Megjithatë, duket se është gjetur gjuha e paqes mes Hysajt dhe tifozëve të Lazios.Në qytetin e Romës është vendosur një pankart me mbishkrimin “Daje Hysaj” që në shqip do të thotë “Forca Hysaj”.