Manchester United e ka fituar garën me Real Madridin për mesfushorin Donny Van de Beek në verën e vitit 2020.

Por vetëm një vit më vonë, Real Madridi pritet ta marrë holandezin pikërisht nga Manchester United, pasi ai nuk ka pasur një sezon të mirë te ‘Djajtë e Kuq’.

Edhe pse u transferua me shumë bujë në Old Traford, Van de Beek nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe pritet largimi i tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Roma, Inter, Milan, Borussia Dortmund dhe Arsenal kanë qenë skuadrat e interesuara për lojtarin, por së fundmi në garë është futur edhe Real Madrid.

Carlo Ancelotti e pëlqen shumë holandezin dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e Realit dhe ata të Manchesterit janë duke diskutuar për transferimin e Raphael Varanes në Old Traford, derisa tanimë kanë filluar bisedat edhe për Van de Beek.

Reali ka bërë ofertë zyrtare duke ofruar dy milionë euro për huazimin e tij dhe pas një viti të kenë drejtën e blerjes.

Sipas mediave angleze dhe atyre spanjolle ky transferim mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

24-vjeçari në vitin e tij të parë te Djajtë e Kuq luajti në 36 ndeshje zyrtare (kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë), duke shënuar vetëm një gol dhe duke bërë dy asistime.