Shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë në ligat kryesore të Francës. Pas Elbasan Rashanit, ishte radha e Orges Bunjakut për tu prezantuar në këtë kampionat.Mesfushori ka lënë pas eksperiencën për një sezon e gjysmë me Bazelin në Zvicrës, teksa është prezantuar te Grenoble në Ligue 2.

Duke mos pasur shumë hapësira te rivali i Partizanit në Conference League, Bunjaku ka vendosur të largohet për një eksperiencë të re. Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka kaluar të gjitha grupmoshat e Baselit, derisa në janarin e vitit 2020 u bashkua me ekipin e parë.

Që nga ajo kohë, Bunjaku ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën e Zvicrës, tre në Kupë dhe një tjetër në Europa League. Emri i Bunjakut është përfolur shumë gjatë vitit të fundit, pasi thuhet se mund të lërë Zvicrën për të përfaqësuar Kosovën. Kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka premtuar se Bunjaku do vishet me fanellën e dardanëve, por shpresojmë mos të ndodhë si në rastin e Andi Zeqirit.