Philippe Coutinho i është ofruar fanella me numrin 10 te Barcelona pas largimit të të Lionel Messit këtë verë.
Sipas mediave spanjolle Coutinho mund ta mbajë numrin 10 te Barcelona.
Pavarësisht se karriera e brazilianit ishte dërrmuese pas kalimit të tij prej 160 milionë euro në janar të 2018, Mundo Deportivo thotë se Ronald Koeman ende po mbështet tek ai.
Coutinho ishte shumë i lidhur me një largim nga Barça, por tani duket se do të qëndrojë dhe do të luajë një rol kyç në epokën post-Messi, shkruan sportbible.
Si në Liverpool ashtu edhe në Bayern Munich, ku ai kaloi 2019/20 në huazim arriti të fitoj tripletën, Coutinho e kishte numrin 10.
Fanella me numrin 14 iu dorëzua kohët e fundit Rey Manaj, i cili është promovuar në ekipin e parë nga ekipi B i klubit.
Prandaj Coutinho është pa numrin e fanellës dhe Numri 10 është aktualisht i vetmi në dispozicion, përveç Nr.25 i rezervuar për portierët sipas rregullave të La Ligas.

























