Hajduku i Splitit fitoi 2-0 në shtëpi kundër Slaven Belupo sonte. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Emir Sahiti, 22-vjeçari i Shqipërisë U21.

Ishte minuta e 35-të kur sulmuesi anësor nisi një inkursion të bukur. Asnjë lojtar kundërshtar nuk e frenoi dot dhe Sahiti realizoi një gol të mrekullueshëm.