Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka mbërritur në Torino për bisedime urgjente me sulmuesin e Juventusit, pas shumë raportimeve që ai mund të përfundojë te PSG ose Manchester City.

Lajmin e njëjtë e kanë konfirmuar media në Itali, Portugali, Spanjë, Francë dhe Angli, ku Ronaldo po mendon se koha e tij te Juve ka mbaruar dhe ai dëshiron të vazhdojë diku tjetër, por nuk ka oferta të mëdha në drejtim të tij.

Paga e tij prej 30 milionë eurosh në sezon është një problem i madh për t’u përballur, për të mos përmendur që Juventusi dëshiron edhe 30 milionë euro tjera për të shmangur humbjen nga transferimin e tij prej 117 milionë eurosh nga Real Madridi në vitin 2018.

Kontrata e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe një rinovim është i pamundur mes palëve.

Tani Mendes ka mbërritur në Torino për bisedime urgjente si me Ronaldon ashtu edhe me Juventusin, për situatën e krijuar, ndërsa ditët po kalojnë në afatin kalimtar.

Gazzetta dello Sport, Calciomercato.com dhe media të tjerët raportojnë se Mendes mbërriti në aeroportin Caselle në Torino me një avion privat këtë pasdite dhe shkoi direkt në shtëpinë e Ronaldos.

Manchester City mund të jetë i interesuar për nënshkrimin me CR7, por falas, jo me çmimin e kërkuar nga Juve, kështu që do të duhej të propozonte një marrëveshje shkëmbimi.

Sa i përket PSG-së, ata duken se janë duke e pritur sulmuesin e Bayern Munich, Robert Leëandoëski, pasi Kylian Mbappe mund të kalojë te Real Madridi.

Kjo mund të ndezë një efekt domino në afatin kalimtar, por Ronaldo aktualisht është i bllokuar, pasi situata është në duart e të tjerëve.