Sonte do të mësohen emrat e fundit e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22, pasi do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së “play-off”-it.

Shorti për fazën e grupeve do të mbahet nesër në Stamboll të Turqisë me fillim nga ora 18:00

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi i kësaj gare, Chelsea, bashkë me kampionët nga Anglia, Spanja, Gjermania, Italia, Franca e Portugalia.

Gjithashtu, pjesë e vazos së parë është edhe kampioni nga Liga e Evropës, Villarreali.Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille, Sporting Lisbon.

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund.Vazo

3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit, Benfica, Besiktas, Dinamo Kiev.Vazo

4: Milan, Club Brugge, Young Boys, Malmoe, Wolfsburg.Vazos së katërt sonte do t’i bashkohen edhe tri nga këto skuadra: Brondby, Salzburg, Monaco, Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb, Sheriff Tiraspol.

Kujtojmë se në grupe nuk mund të përballen skuadrat nga i njëjti shtet.Ndeshjet e grupeve do të zhvillohen nga 14 shtatori deri më 8 dhjetor, për të vazhduar pastaj me fazën e eliminimit direkt.