Ylli holandez është akoma duke pritur regjistrimin zyrtar si lojtar i Barcelonës, por ai duket të jetë shumë entuziast pas largimit nga Lion.

Memphos Depay iu tregoi tifozëve të Barcelonës se çfarë pritet të vie në klubin e tij të ri pas një përpjekje të shkëlqyer individuale në miqësoren e të shtunës kundër Shtutgartit.

Holandezi është fëtyrë e re në Camp Nou pasi që erdhi si transfer i lirë nga Lion këtë verë. Por nëse ai mundet të shënoi gola të tillë në ndeshje zyrtare, ai mund të jetë një prej lojtarëve favorit me katalunasit. Sulmuesi priti një pasim të gjatë nga Frenkie de Jong me shumë lehtësi, manovroi me topin duke e ngritur lartë dhe bëri një goditje në ajër, e cila nuk i dha asnjë mundësi portierit të Stuttgart, Fabian Bredlow.