Largimi i Cristiano Ronaldos pas tre sezonesh si lojtar i Juventusit ka zhgënjyer tifozët. Sulmuesi portugez mblodhi plaçkat” e tij, u përshëndet me të gjithë të pranishmit dhe më pas me një fluturim privat, u largua përfundimisht nga Torino, për të firmosur me Manchester United.

Ditën e sotme, disa orë para fillimit të ndeshjes Juventus-Empoli, një pjesë e madhe e tifozëve që mbanin fanellën me emrin e Ronaldos e kishin modifikuar mbiemrin e sulmuesit portugez.