Ekipi i Bayern Munich ka njoftuar se sot në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e futbollit, Gerd Muller.

Muller bëri histori me kampionët rekordë gjermanë dhe ekipin kombëtar gjerman.

“Bomberi i kombit”, i cili erdhi në FC Bayern në verën e vitit 1964, fitoi një herë Kupën e Botës, tri herë Kupën e Kampionëve Evropian dhe një herë Kupën Evropiane. Ai ishte gjithashtu katër herë kampion i Gjermanisë dhe katër herë fitues i Kupës DFB. Me ekipin kombëtar ai u bë kampion evropian në 1972 dhe kampion bote në 1974, duke shënuar golin e fitores në finalen në Mynih kundër Holandës. Pas karrierës së tij, ai qëndroi me klubin për një kohë të gjatë si trajner për fushën e të rinjve. Ai lë pas gruan e tij Uschi dhe një vajzë.” -shkruhej në njoftimin e Bayernit.