Interi ka zyrtarizuar blerjen më të fundit, Joaquin Correan nga ekipi i Lazios.
Argjentinasi i bashkohet Inter në formë huazimi me obligim të blerjes në fund të sezonit nga klubi Inter.
Shuma e obligimit të blerjes në mënyrë permanente do të jetë rreth 30 milion euro, ka konfirmuar Fabrizio Romano.
Correa ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me klubin zikaltër, e vlefshme deri në qershor 2025.



























