UEFA ka publikuar sot tre kandidatët kryesorë për Çmimin e Lojtarit të Vitit, pra më të mirit në sezonin 2021/2022.

Në pod janë dy lojtarë të Chelsea: mesfushorët Ngolo Kante dhe Jorginho, teksa në treshë bën pjesë edhe Kevin De Bruyne i Manchester City.

Fituesi do të shpallet në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2021/22, që do të mbahet të enjten e 26 gushtit në Stamboll.