Chelsea ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Romelu Lukakun, transmeton VAR Kosova.

Lukaku, i cili edhe më parë kishte qenë pjesë e Chelsea, është transferuar për 115 milionë euro nga Interi, klub ky me të cilin e fitoi Serie A sezonin e kaluar.

Belgu ishte dëshirë specifike e teknikut gjerman Thomas Tuchel, i cili ndjeu se “Blutë” kishin defiçenca në sulm.