Trajneri, Ardian Nuhiu ka regjistruar ndeshjen e 100-të zyrtare në drejtimin e klubi gjilanas, FC Drita.
Këtë shifër trajneri shkupjan e arriti në përballjen e fundjavës që lamë pas kundër Malishevës në udhëtim e cila u mbyll me rezultat 0-1 në favor të skuadrës që ai drejton.
Në këto 100 ndeshje, trajneri ka udhëhequr skuadrën në Kampionat, Kupën e Kosovës dhe në garat evropiane; Champions League, Europe League dhe Conferenc League.
Gjatë 100 ndeshjeve sa ka drejtuar Nuhiu, Drita ka 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje.
Ardian Nuhiu mori drejtimin e “bardhkatërve” nga viti 2019 dhe nga atëherë ai u shpall kampion i Kosovës në edicionin 2020/2021 dhe nënkampion në edicionin e kaluar.




























