Donny van de Beek u kap dje nga kamerat i nervozuar tej mase me trajnerin e United – Ole Gunna Solskjaer.

United po kërkonte të ndryshonte rezultatin(1-1) ndaj Villarealit, dhe menaxheri Ole Gunnar Solskjaer zgjodhi të bëjë dy ndryshime në formacion.

Ai inkuadroi Fred dhe Jesse Lingard për Alex Telles dhe Jadon Sancho – diçka që e zemëroi të riun holandez.

Van de Beek mund të shihej në stolin e “Djajve të Kuq” duke hedhur çamçakëzin e tij në tokë para se të ngushëllohej nga Eric Bailly.

24-vjeçari është duke luftuar për minutazh që kur mbërriti nga Ajax verën e kaluar dhe duket se skenari i djeshëm do të qartësoj shumë gjëra.

Tifozët kapën reagimin e tij dhe ata po fillojnë të mendojnë se karriera e tij do të ishte më mirë larg nga “Old Trafford”.

Lingard përfundoi duke luajtur një rol vendimtar në golin dramatik të Cristiano Ronaldos ndërsa United fitoi 2-1 duke fituar tre pikët e para në Grupin F.