Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së tretë, në pasditën e sotme u zhvilluan tri ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, ku Drenica befasisht e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë, 2:1.

Denisson (’22) dhe B.Zabërgja (’64) realizuan për vendasit, teksa Otto John shënoi golin e nderit për mysafirët në minutën e 74-t.

Nga ana tjetër, befasia e madhe ndodhi në Suharekë, ku Ulpiana barazoi 2:2 ndaj Ballkanit në një ndeshje dramatike.

Suharekasit kishin fillimisht epërsi 2:0 me golat e Armend Thaqit (‘5,’53), teksa Ulpiana arriti ta barazojë rezultatin me golat e Selimit (’72) dhe Ardi Shalës (’90+6).

Dhe për fund, Drita arriti fitore minimale në “Liman Gegaj” ndaj Malishevës me rezultat 0:1.

Ardit Tahiri e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit në minutën e 85-të të ndeshjes.