Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA e ka publikuar gjatë ditës së sotme renditjen e re të shteteve.

Pas tri ndeshjeve të shtatorit, ka pasur disa ndryshime në renditje.

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje pas tri ndeshjeve të shtatorit, ku ka pasur një fitore, një barazim dhe një humbje.

Nga vendi i 115-të, “Dardanët” janë ngritur në vendin e 109-të.

Nga ana tjetër, ngritje ka pasur edhe Shqipëria, ku nga pozita e 69-të është ngritur në pozitën e 66-të.

Ndërkaq, në top-dhjetë vendet e para, Belgjika mbetet lidere, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca dhe Italia.