Pas disa muajsh, sot Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet në fushën e gjelbër.

Në “Batumi Arena”, “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do ta zhvillojnë një ndeshje tejet të vështirë.

Me fillim nga ora 18:00, Kosova do të jetë mysafire e Gjeorgjisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B të kampanjës eliminatore “Katar 2022”.

Ndërkaq, Përfaqësuesja e Kosovës pritet ta nis ndeshjen e sotme me këtë përbërje:

Muriq; Hadergjonaj, Rrahmani, Dreseviq, Aliti; Halimi, Shala, Berisha; Rashani, Kastrati, Muriqi.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova nuk e ka arkëtuar asnjë pikë, derisa një gjë të tillë shpreson ta bëjë sot.