Kosova do të luajë sfidën e katërt kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” ndaj Greqisë sonte në “Fadil Vokrri”.
Kosovën tani e pret një sfidë më e fortë, ku do të përballet me ish kampionët Evropianë, Greqinë.
Kompania e madhe e basteve “bet365.com” i jep avantazh skuadrës greke për fitore, duke e kuotuar me 2.30 për fitore, gjersa Kosova kuotohet me shifrën e 3.30 për një fitore potenciale, kurse rezultati i barabartë ka kuotën e 3.10.
Ndeshja do të luhet sot duke filluar nga ora 20:45, gjersa FFK ka njoftuar se vetëm 10 % e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët” , protokollin e shtetit dhe stafin organizativ, me të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas.




























