Andrea Pirlo është një nga kandidatët e konsideruar nga Barcelona për të zëvendësuar Ronald Koeman.
Trajneri holandez është në prag të shkarkimit, pas një disfate të rëndë të pësuar nga Benfica.
Drejtorët e klubit mbajtën një takim urgjent me Presidentin Joan Laporta mbrëmë për të diskutuar pozicionin e trajnerit holandez të cilin Barcelona e emëroi në vitin 2020, raporton Football Italia.
Sipas raporteve të shumta, Andrea Pirlo është një nga kandidatët që konsiderohet nga katalanasit për të zëvendësuar Koeman.
Kjo është konfirmuar edhe nga ish-gazetari i Sky Sport, Alessandro Alciato, autori i autobiografisë zyrtare të Pirlos.
Pirlo u shkarkua pas vetëm një sezoni në Juventus, i cili ishte sezoni i tij i parë si trajner profesionist.
Frank Rijkaard është gjithashtu në mesin e kandidatëve për të marrë drejtimin në Nou Camp.




























