Kosovare Asllani e ka marrë një lajm katastrofal gjatë ditës së djeshme.

Futbollistja me origjinë nga Mitrovica do të mungojë deri në muajin nëntor.

Kjo pasi që Asllani ka lënduar ligamentet e gjurit në fundjavë.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e futbollistes së Real Madridit në “Facebook”.

Ndryshe, Asllani ka qenë njëra prej futbollisteve kryesore të Real Madridit në kategorinë e femrave këtë edicion.