Në kuadër të fazës së grupës së Ligës së Evropës, sot do të zhvillohen 16 ndeshje.
Nga ora 18:45, ku më interesantja është Legia e Varshavës e futbollistëve shqiptarë si Muçi, Kastrati apo edhe Çelhaka kundër Leicester Cityt.
Napoli do të presë në stadiumin “Diego Armando Maradona” Spartak Moskën, ndërsa Lyoni do të përballet në shtëpi me Brondbin.
Sfidat e tjera që do të luhen në orën 18:45 janë Antuerp – Frankfurt, Fenerbahçe – Olympiacos, Real Sociedad – Monaco, Sparta Praga – Rangers dhe Sturm Graz – PSV.
Ndërsa në orën 21:00 do të zhvillohen tetë ndeshje ku më interesantja është Marseille – Galatasaray, e cila do të luhet në stadiumin “Velodrome” dhe Ferencvarosi i Myrto Uzunit ndaj Real Betisit.
Ndeshjet e tjera të orës 21:00 janë: Braga – Midtjulland, Celtic – Leverkuzen, Genk – Dinamo Zagreb, Lazio – Lokomotiv Moska, Ludogorets – Crvena Zvezda dhe West Hem – Rapid Vienna.





























