Sot (e premte) janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së dytë në Ligën e Parë.

Në Grupin A u zhvillua derbi mes Vëllaznimit e Istogut në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Fitore shënuan vendasit me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Albin Prapashtica.

Pas kësaj fitore, Vëllaznimi tani ka katër pikë dhe momentalisht është lider në tabelën e Grupit A.

Ndeshja tjetër u zhvillua në kuadër të Grupit B, ku u takuan Ferizaj dhe Ramiz Sadiku.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Ferizaj, teksa fitore shënuan mysafirët me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Shpresim Prestreshi.

Ramiz Sadiku tani ka tre pikë dhe renditet i katërti në Grupin B, kurse Ferizaj mbetet me një pikë dhe renditet i teti.