Është mbyllur ndeshja mes Malishevës dhe Feronikelit në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Në “Liman Gegaj”, Malisheva ka qenë sot nikoqire e Feronikelit.

Ndeshja e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Kosovës i takoi Malishevës me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Arsim Thaqit e shënoi Vitija në minutën e 64-t.

Me këtë fitore, Malisheva ngritet në vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.

Kurse, Feronikeli bie në vendin e gjashtë me gjashtë sosh./