Klubi më i madh në vend, Prishtina e ka bërë njëren prej “goditjeve” më të mëdha të këtij afati kalimtar veror.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar transferimin e “bomberit” nga Kosova, Besart Berisha.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet kryeqytetasve.

Për afrimin e Berishës te Prishtina ka shkruar edhe mediumi amerikan, “Sporting News”.

Mediumi në fjalë në uebsajtin e saj shkruan mes të tjerash:

“Pas largimit nga A-League, Besart Berisha është pranë ta gjejë skuadrën e tij të radhës. Ai është pajtuar t’i bashkohet kampiones së Kosovës, Prishtinës. Raportohet se Berisha ka refuzuar ofertat nga klubet tjera për t’ju bashkuar Prishtinës, e cila ka dështuar t’i fitojë tri ndeshjet e para të edicionit të ri”.