Milani ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 përballë Venezian në kuadër të javës së pestë të Serie A.

Në pjesën e parë edhe pse nuk munguan rastet, goli nuk erdhi për asnjë skuadër.

Në pjesën e dytë, “kuqezinjtë” insistuan më shumë në portën kundërshtare dhe arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 68 me Brahim Diaz.

Dhjetë minuta nga fundi i takimit do të vinte edhe goli i dytë dhe i sigurisë nga mbrojtësi, Theo Hernandez.