Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në klubin e Premierligës angleze, Norwich City.

Futbollisti i Kosovës është shpallur më i miri i muajit gusht te Norwich City.

Gjatë muajit gusht, Rashica bëri tri paraqitje, ku ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Ndryshe, anësori vushtrrias u transferua në Angli nga Werder Bremeni gjatë këtij afati kalimtar veror.