Vedat Muriqi ka thënë se ka dallime mes golave golave që ai shënon për klube dhe atyre që shënon për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Kam luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce, jam duke luajtur edhe te Lazio, por kur shënoj gol me Kosovën me të vërtetë është diçka shumë më ndryshe” – ka thënë Muriqi për “RTV Dukagjinin”.

Tutje, Muriqi tha se golat që i shënon me fanellën e Kosovës i ndjenë më shumë, pasi që Kosova është atdheu i tij.

“E ndjej më shumë sepse shënoj për vendin tim, për atdheun tim dhe është diçka më të vërtetë jashtëzakonisht e mirë për mua personalisht dhe të jem për momentin golashënuesi më i mirë i Kosovës” – deklaroi sulmuesi shtatlartë.

27-vjeçari është sulmuesi më i mirë në historinë e Kosovës. Ai ka shënuar 17 gola në 32 paraqitje zyrtare.

Sulmuesi prizrenas debutimin me Kosovën e bëri në tetorin e vitit 2016.