Mesfushori me tipare sulmuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami ka gjetur golin e parë në Serie A me ekipin e Empolit.

Empoli është mposhtur në shtëpi nga Venezia me rezultat të ngushtë 1-2 në ndeshjen e javës së tretë në Serie A.

Goli i vetëm për vendasit në këtë ndeshje u shënua nga ylli i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami.

Ky ishte goli i parë i Bajramit në kampionatin elitar italian, Serie A, pas një asistimi të bërë në ndeshjen ndaj Lazios.

Goli i Bajramit erdhi në minutën e 89-të të ndeshjes nga penalltia.