Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Reims kundër Lillet.

Mesfushori shqiptar ndonëse startoi nga fillimi u desh ta lëshonte fushën vetëm pas tetë minutave lojë.

Në vend të tij hyri sulmuesi francez, Hugo Ekitike.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të lojtarit kosovar, por në rast të ndonjë lëndimi më serioz mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e muajit tetor në eliminatoret për Kupën e Botës.

May be an image of text that says 'Out for a bit will be back stronger 100 å'

Në rrjetet sociale, Berisha pas ndeshjes ka shkruar:

“Jashtë për pak, por do të kthehem sërish më i fortë”.