Real Madrid u mposht nga skuadra e Sheriff Tiraspol në ‘Bernabeu’ me rezultat 1 – 2.

Sheriff kaloi në epërsi pas një goli të Jakhshibaev që shënoi me kokë pas harkimit të Cristiano (25′).

Real Madrid barazoi rezultatin përmes Karim Benzema që shënoi nga pika e bardhë (65′).

Krejt në fund, doli në skenë Thill që shënoi fitoren për Sheriff në minutën e fundit (90′).

Me këtë fitore, Sheriff është lider me gjashtë pikë, derisa Reali renditët i dyti me tre sosh.