Cristiano Ronaldo do të thyejë një tjetër rekord të mërkurën në mbrëmje.
36 vjeçari do të bëhet lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve, me 178 paraqitje.
Ronaldo do të bëjë paraqitjen e tij të 178-të, për Manchester United kundër Villarrealit dhe do të kalojë Iker Casillas që ka 177. Ai tashmë ka tejkaluar Xavi me 157 paraqitje, Raul Gonzales 142 dhe ka më shumë se Lionel Messi që ka 149, shkruan Marca.
Portugezi është gjithashtu golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 135 gola, por ende ai kurr nuk ka shënuar kundër Villarealit si lojtar i United, pavarësisht se mban një rekord me Real Madridin. Ai luajti kundër skuadrës spanjolle katër herë më parë kur ishte pjesë e United, por që nuk ka arritur të shënoj gol.
Që kur u kthye në Manchester United, Ronaldo ka shënuar tre gola në Premier League dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve, megjithëse nuk mund ta ndihmonte Unitedin të shmangte humbjen kundër Young Boys.




























