Portugalia luan ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit të vitit të ardhshëm dhe sfidon Irlandën në “Estadio Algarve”. Diçka shumë rrallë ka ndodhur gjatë kësaj sfide.

Cristiano Ronaldo kishte shansin të shënonte me penallti dhe si rrallëherë e humbi, duke ia pritur portieri Gavin Bazunu. Penalltia e fundit e humbur nga Ronaldo me Portugalinë ishte në Rusi 2018, ndaj Iranit. Pas saj kishte shënuar 7 penallti.