Shqipëria regjistroi një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme mbrëmë në “Elbasan Arena”.
Në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës, “Katar 2022”, Shqipëria mposhti San Marinon me rezultat 5:0.
Me këtë fitore, Shqipëria e ka bërë hapin e madh drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Fitorja e djeshme e ka ngritur Shqipërinë në vendin e dytë në grupin I me 12 pikë të tubuara.
Kështu, kuqezinjtë kanë kaluar Poloninë, e cila pas barazimit 1:1 me Anglinë, ka mbetur në vendin e tretë me 11 pikë.





























