Xherdan Shaqiri ka shkaktuar bujë në Zvicër me projektin e vilës së tij të re.

Projekti i futbollistit nga Kosova nuk ka marrë miratimin e banorëve të Rheifeldenit, kjo pasi sipas tyre nuk përshtatet me peisazhin e zonës.Shtëpia që Shaqiri synon ta ndërtojë do të ketë 270 metra katrorë dhe do ta zëvendësojë një të vjetër.

Shtëpia ende mund të ndërtohet – me kusht që të respektohen të gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit.