Kombëtarja e Kosovës mbrëmë pësoi humbje 2-0 nga Spanjë në ‘Fadil Vokrri’.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes, nuk zhvilloi ndeshje të keqe, ku edhe pati deri në 4-5 raste të volitshme për të shënuar.

Një nga rastet e para ishte ajo e Milto Rashicës, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, Miloti tregohet më i shpejtë se mbrojtësi spanjoll, por pas një pranimi të keq të topit, rasti shpërdorohet.

Pas atij rasti të lëshuar në pjesë të patë, përsëri Rashica ishte protagonisti, ku gjatë minutave të para të pjesës së dytë, dështoi përsëri të shënoj kundër Spanjës.