Pesë futbollistë shqiptarë sonte do të përballen në futbollin italian në sfidën Torino – Lazio, që do të zhvillohet sonte.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje dhe vetëm një shqiptar do të jetë nga minuta e parë.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj do e nis ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Thomas Strakosha dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të jenë në bankën rezervë.

Për Torinon, në bankën rezervë do të jenë Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda. Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 18:30. Torino pas katër xhiro renditet në pozitën e dhjetë me 6 pikë, ndërsa Lazio në të tetën me shtatë pikë.