Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati, është deleguar nga UEFA në ndeshjen për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Bullgarisë dhe Uellsit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Slavia” në Sofje, më 7 shtator në orën 17:30.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mervan Bejtullahu.

Vlen të theksohet se Lumturije Muhadri debuton në këtë rang garash, ku edhe e bënë femrën e parë shqiptare që gjykon në konkurrencën e meshkujve në garat e UEFA-s.