Zagreb, Croatia, March 10 - Jule Ziegler (GER), Erza Muminoviq (KOS) - Cadet European Cup 2018 (Photo © by Klaus Mueller. All rights reserved. Including image always credited to Klaus Mueller)

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior, që po mbahet në Luksemburg, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje.

Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg.