Portieri i talentuar nga Kosova, Amir Shaipi,  ka bërë hapin e madh në karrierë, ku nga Challange League është transferuar në Superligën zvicerane.

21-vjeçari ka lënë Schaffhausenin për tu transferuar te skuadra elitare zvicerane, Lugano.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i Luganos, që tanimë e ka prezantuar portierin kosovar.

Shaipi ka nënshkruar kontratë afatgjate me Luganon, nga e cila do të jetë i lidhur me klubin bardhezi deri në verën e vitit 2026.

Portieri nga Kosova është pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ku së fundmi mbrojti ndaj Gjibraltarit.