Në media shpesh është publikuar koleksioni luksoz i veturave të Xherdan Shaqirit.
Së fundmi, futbollisti nga Kosova është parë me një Lamborghini Urus të prodhuar në vitin e fundit.
Gazeta “Blick” e ka pyetur yllin e Lyonit nëse vozitë shpejt pasi dihet se Franca lejon shpejtësinë deri në 130 km/h, por Shaqiri ka thënë se dëshira e tij për shpejtësi është zbehur.
“Unë ngas makinën gjithnjë e më me qetësi me moshën. Dikur isha shumë i shpejtë, jo më sot”, ka thënë Shaqiri.




























