Një prej futbollistëve më të mirë sot, Cristiano Ronaldo jeton në një regjim të rreptë ushqimi që ia lejon atij të ketë nivel të lartë të trupit.
Edhe pse 35 vjeç, portugezi ka trupin e një 20-vjeçar.
Ai ka një masë prej shtatë përqind yndyrë dhe mesatarja për futbollistët profesionist është dhjetë.

Gjysma e masës së tij është muskulore, derisa mesatarja është 46 përqind. Kjo do të thotë se ai nuk po plaket fare.
Ka vite që ai ndjek të njejtën menu dhe ha gjashtë vakte në ditë, nga të cilat ka drekë dhe darkë dy herë, derisa në mëngjes ka një meze të lehtë.
Pothuajse, Ronaldo nuk pi pije të gazuara, nuk ha mish të kuq dhe të ngrirë si dhe jo alkool.
Disa nga lojtarët me të cilët ka luajtur Ronaldo si Jose Fonte e Lee Grant thonë se mundohen ta “kopjojnë” atë në ushqim.



























