West Hami u ngrit në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës, pasi e mundi 1:0 Evertonin në Goodison Park, falë një goli me kokë të Angelo Ogbonnas në minutën e 74-të.

Pas minuta pasi çekanët e kishin shënuar golin vendimtar, Souceku u detyrua të largohet nga loja pasi e pësoi një lëndim të frikshëm në fytyrë.

Soucek rrëshqiti për ta ndërprerë një aksion para Salomon Rondon, por u godit në fytyrë nga takja e sulmuesit të Evertonit në dyluftim.

Përfaqësuesi çek mbeti i shtrirë në tokë derisa loja vazhdoi, para se stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë. Ai përfundoi i gjakosur nga lëndimi nën sy.

Në një reagim në rrjetet sociale, Soucek shkroi: “Disa qepje më shumë në fytyrën time për t’i shtuar në koleksionin tim. Unë kurrë nuk dorëzohem për asnjë arsye. Fitore e madhe djem, vazhdoni me punën e mirë. Mos u brengoseni, unë jam gjallë ende”.

Image