Kosova U-19 mbetet pa pikë në përballje me Norvegjinë U-19, duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në sfidën e parë eliminatore.

Porta e Kosovës mbetet e paprekur për 44 minuta por në vazhdim pësuan tri herë.

Golat u shënuan nga futbollisti Bryan Fiabema (44′-nga penalltia, 67′ e 75′) i cili ishte në formën e tij. 

Në golin e tretë asistoi Uranik Seferi.

Norvegjia kryeson në grupin e 10-të me 3 pikë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21, dhe Kosova është në fund me 0 pikë.