Lionel Messi bëri një paraqitje të mrekullueshme për ta frymëzuar Argjentinën drejt një fitoreje bindëse 3:0 kundër Uruguait në kualifikimet e Amerikës Jugore për Kupën e Botës 2022.
Përveç se e shënoi golin e parë në ndeshje, Messi u përfshi pothuajse në çdo aksion të skuadrës së Lionel Scalonit të dielën.
Më së keqi nga shkëlqesia e Messit e pësoi mbrojtësi Sebastian Coates, i cili ka mundur të përfundonte me kurriz të thyer pas një driblimit në shpejtësi të argjentinasit.
Messi e hodhi Coatesin në kokërr të shpinës kur ai u përpoq t’ia heqë topin nga këmbët.
Kapiteni Messi e kaloi Argjentinën në epërsi me një pasim ajror i cili e mashtroi disi portierin dhe përfundoi në rrjetën e portës së Uruguait.
Rodrigo de Paul e dyfishoi epërsinë e argjentinasve pak para pushimit mes pjesëve, ndërsa Lautaro Martinezi e shënoi të tretin në pjesën e dytë.
“Bëmë lojë madhështore. Çdo gjë shkoi në mënyrë të përsosur”, tha Messi pas ndeshjes.
Argjentina është e pamposhtur në 24 ndeshje tani dhe kjo fitore e rrit trysnin ndaj Brazilit në grupin kualifikues të Amerikës Jugore për Kupën e Botës.
Brazili është lider me 28 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 22.
Ekuadori është i treti me 16 pikë, sa ka edhe Uruguai, ndërsa Kolumbia është e pesta me 15 pikë.




























