Milani është duke vëzhguar me kujdes elementë të rinj dhe skautët e kuqezinjve tashmë kanë zbarkuar në Argjentinë.
Një prej tyre ka qenë i pranishëm në duelin e fundit mes River Plate dhe San Lorenzo dhe në shënjestrën e Milanit është Julian Alvarez.
Sulmuesi argjentinas po spikat me River Plate këtë sezon. Ai ka shënuar 12 gola në 26 ndeshje (20 titullar) dhe disa klube po e ndjekin.
Milani rivalizohet nga Ajax dhe Aston Villa, që gjithashtu interesohen për shërbimet e sulmuesit. 21-vjeçari e ka klauzolën e largimit 25 milion euro.




























