Portieri i Milanit, Mike Maignan, është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në dorë, si pasojë e një lëndimi që e kishte pësuar duke mbrojtur penalltinë e Mohamed Salah në muajin e kaluar.

Pasi të kompletohet intervenimi kirurgjik, do të mësohet kohëzgjatja e mungesës së tij.

Nga disa javë deri në dy muaj janë pritshmëritë eventuale të mungesës, nga operacioni që ishte rekomanduar nga një specialist, pasi portieri filloi të ndiente dhimbje në dorën e majtë.

Problemi ekziston që nga 18 shtatori, kur Maignan mbrojti penalltinë e Salah në Anfield gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve dhe menjëherë pas priti një tjetër goditje nga lojtarët e Liverpoolit.

Ai e ka mbështetur peshën në dorë gjatë rënies dhe me këtë rast e ka pësuar lëndimin në nyje.

Maignan kishte vazhduar të mbrojë për Milanin me një rrip të fortë të lidhur në nyje.