Me një superjaht 400 milionësh, kështjellë franceze 230 milionëshe dhe planet ambicioze për të ndërtuar një mega qytet 400 miliardësh, ka pak investitorë më të mëdhenj se Mohammed bin Salman.

I njohur si MBS, Princi, i cili pritet ta blejë Newcastle Unitedin, është fuqia ngasëse që fshihet prapa tentativave të Arabisë Saudite për ta modernizuar atë dhe shihet si forcë e vërtetë në mbretërinë e tij

36-vjeçari është fytyra publike e Shtëpisë së Saudit, me pasurinë kolektive të pjestarëve të saj që raportohet të jetë 1 trilion.

Më 2015, bota mbeti e shokuar kur një blerës anonim shpenzoi 250 milionë euro në një kështjellë të jashtëzakonshme në Francë, saktësisht në perëndim të Parisit.